Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka dhënë një intervistë për Deutsche Wellen, para vizitës në Shqipëri. Eurodeputeti i cili mbërrin sot në Tiranë thotë se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve. Duke komentuar protesten e nisur nga opozita raportuesi për Shqipërinë, frikën e saj, dhe mungesën e besimit te qeveria për zgjedhje të lira, e komenton kështu .
“Opozita e ka gjithmonë një frikë të tillë para zgjedhjeve. Se sa realiste është kjo, për këtë dua të krijoj një përshtypje, kur të jem këto ditë në Shqipëri. Sigurisht do të takoj edhe përfaqësues të opozitës”
Ndërsa per shqetësimin e madh që ka opozita për blerjen e votave, Fleckenstein, thotë se duhen prova.
“Kjo kauzë duhet të provohet, por para zgjedhjeve është e vështirë që kjo të bëhet”. Të gjithë ata që marrin pjesë në këto zgjedhje duhet ta dinë, se nëse këto zgjedhje nuk zhvillohen me korrektesë, atëherë do të ketë një problem për hapjen e negociatave me BE-në. Sipas tij, hapja e negociatave do të varet shumë nga fakti se sa palët në zgjedhje do t'i respektojnë rregullat e lojës që njihen në Europë për zgjedhje të lira e të ndershme.