INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flekenstein lajmëron se Gjermania është pro Shqipërisë për negociatat

Flekenstein lajmëron se Gjermania është pro Shqipërisë për negociatat

Publikuar më: 15:19 21-06-2018

Një sinjal pozitiv vjen nga Gjermania mbi të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Është raportuesi për Shqipërinë në Parlamentarin Europian Knut Fleckenstain, i cili jep lajmin pozitiv mbi qëndrimin e shtetit më të fuqishëm evropian. Gjermania thotë Flekenstain, është pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. I vetmi vend evropian që ende shfaqet skeptik është Franca, thotë raportuesi për Shqipërinë, por ka ende kohë sipas tij që vendimi të shkojë në kahun pozitiv për vendin tonë. Në një intervistë për Doice Welle, Flekenstein ka folur edhe për çështjen e kampeve të refugjatëve. Eurodeputeti hedh poshtë që kjo çështje të jetë kush për Shqipërinë që të marrë një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE.
Intervista:
Deutsche Welle:
Zoti Fleckenstein po afrohet finalja e debatit disa javor, do të hapen apo jo negociatat e anëtarësimit BE - Shqipëri?
Knut Fleckenstein:
“Nuk mund të them saktë, sepse nuk jam anëtar i Këshillit të BE-së, por di që diskutohet, se ç'formë duhet të ketë vendimi përfundimtar, kjo vlen si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë”.
Deutsche Welle:
Pse po diskutohet ende, ku ka rezerva?

Knut Fleckenstein:
“Ka disa rezerva, sidomos nga pala franceze, që Bashkimi Europian duhet të reformohet njëherë vetë më parë, pastaj të bëhen hapa të tjerë. Mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera”.
Deutsche Welle:
Si vendos Gjermania? A është pro hapjes së negociatave?
Knut Fleckenstein:
“Kam sinjale shumë të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një "po" të qartë për negociatat”.
Deutsche Welle:
Ka edhe një dokument të publikuar së fundmi, se negociatat do të vijnë, por me kushte. Cilat janë këto kushte?
Knut Fleckenstein:
“E kam të vështirë të përfytyroj kushte, por natyrisht, nëse mund të flitet për kushte, do të ishte që procesi i vetingut të vazhdojë e që të tregohet, se kjo reformë në drejtësi nuk është thjesht për fillimin e negociatave, por për vetë vendin. Nëse është vetëm kjo, atëherë mund të rehatohem e të buzëqesh”.
Deutsche Welle:
“Por a mund të jetë një kusht tjetër, thënë ndryshe një dëshirë e BE-së, që Shqipëria të pranojë kampe refugjatësh në territorin e saj?
Knut Fleckenstein:
“Për këtë nuk kam informacion, por edhe pyetja juaj të thotë, se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme, e ardhmja e eurozonës, si ta rregullojmë çështjen e migrimit, dhe për çështjen se si të biem dakord për hapat e tjerë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. E në këtë kontekst mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë. Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, se nuk i njoh detajet”.
Deutsche Welle:
“Ka një plan për ngritjen e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së, në media është përmendur Shqipëria dhe Libia. A është Shqipëria ndër këto vende, zyrtarisht qeveria nuk ka pranuar asgjë...”
Knut Fleckenstein:
“Në të vërtetë nuk njoh emra shtetesh që do të pyeten. Por për këtë vetëm mund të bësh kërkesë. Nuk e besoj, se kjo do të bëhej kusht për hapjen e negociatave, kjo do të ishte plotësisht e padrejtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881