INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Flemë në dhoma të ndara''/ Ilda Beljeri zbulon detaje nga partneri i saj dhe rrëfen si ka ndryshuar jeta pas lindjes së vajzës...

''Flemë në dhoma të ndara''/ Ilda Beljeri zbulon detaje nga partneri i saj dhe rrëfen si ka ndryshuar jeta pas lindjes së vajzës...

Publikuar më: 14:34 17-11-2022

Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri, është shumë e rezervuar për jetën e saj private. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, ajo ka bërë një përjashtim, duke u shfaqur për herë të parë në ekran si nënë. Ilda ka ndarë detaje nga jeta e saj private dhe mëmësia. Ndër të tjera, ajo tregoi se pasi ka lindur vajza, fle në dhomë me të duke lënë partnerin në një dhomë vetëm, pasi sipas saj është më mirë të rrijë vetëm njëri pa gjumë se të dy.

“Unë ia thashë partnerit direkt sapo e zbulova se jam shtatzënë, ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi zbuluar shumë bukur. Vajzat janë shoqe shumë të mira, janë speciale. Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena. Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit. Sa ja merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë. Natën qëndroj vetë, pjesa më e vështirë. Marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të. Më mirë një pa gjumë se sa të dy”, u shpreh moderatorja në “Goca dhe Gra”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0046031475067139