INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet 35 - vjeçarja që vrau bashkëshortin me sopatë: Ma ka nxirë jetën!

Flet 35 - vjeçarja që vrau bashkëshortin me sopatë: Ma ka nxirë jetën!

Publikuar më: 09:17 19-07-2016

“Ma ka nxirë jetën”. Këto ishin fjalët e para të gruas, që vrau në gjumë me sopatë bashkëshortin e saj Shkëlzen Buzallin. Banorja e Vau i Dejës që vrau një ditë më parë bashkëshortin ka rëfyer se kishte pritur që burrin ta zinte gjumi dhe ta qëllonte atë për vdekje. Ndërsa fëmijët flinin në dhomën tjetër të shtëpisë.
Gjatë marrjes në pyetje, 35¬-vjeçarja ka deklaruar se një ndër arsyet ka qenë xhelozia e saj ndaj bashkëshortit. Këtë gjë ia ka shprehur burrit të saj, bën të ditur Policia përmes burimeve konfidenciale, shkruan Panorama.
Ajo tha se Shkëlzen Buzalli kohët e fundit ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij.
“Ai më kapte për flokësh shpeshherë dhe më rrëzonte në dhomë. Në disa raste të tjera më godiste”, ka rrëfyer 35¬ vjeçarja. Teksa ka vijuar të merret në pyetje, autorja e vrasjes ka pohuar edhe një fakt tjetër. “Disa herë më ka fyer edhe nga ana fetare, sepse unë jam katolike dhe ai ishte mysliman. Ne jemi marrë me dashuri, por kohët e fundit ma përmendte këtë gjë dhe më fyente fenë time”, ka bërë të ditur gruaja. E pyetur se përse nuk ka shkuar në polici më përpara, M. Buzalli është shprehur duke thënë se nuk ka dashur që problemet e saj të merreshin vesh nga të gjithë dhe se ka pasur turp.

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668