INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Alibeaj pas mbledhjes: Rama është në aleancë me Tahirin

Flet Alibeaj pas mbledhjes: Rama është në aleancë me Tahirin

Publikuar më: 17:27 20-10-2017

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku do shqyrtohej kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit, ka folur deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili ishte pjesë e kësaj mbledhjeje prej rreth 6 orësh. Në studion e News 24, Alibeaj theksoi se Rama është në aleancë me Tahirin dhe po pengon drejtësinë.

“Ne ishim të gatshëm të qëndronim deri në mesnatë, por seanca duhet të përfundontesot. Ne u deklaruam se duhet të vazhdojmë se është e ngutshme. Shtyrja e mbledhjes nuk u hodh në votim. Rama është në aleancë me Tahirin për t’u bërë pengesë për drejtësinë. Sot nuk u bë gjë tjetër veçse i dhanë privilegjin Tahirit për t’u mbrojtur. Në lojë është fati i gjithë shqiptarëve dhe jo fati Tahirit”- tha Alibeaj.

Ndërkohë i pyetur se çfarë ndodhi gjatë seancës me dyer të mbyllura, Alibeaj u shpreh se Prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte që përbëjnë sekret hetimor.

“Janë paraqitur prova sekrete nga ana e Prokurorisë. Sot i është dhënë privilegj Tahirit për t’u mbrojtur. Mazhoranca bllokoi vijimin e procedimit, ndërsa pyetjet e Tahirit ishin në shkelje të rregullores. Sipas rregullores pyetjet ndaj Prokurorisë duhet të bëhen më shkrim”- tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj tha se batutat e Saimir Tahirit ‘nuk keni parë gjë akoma’ nuk i interesojnë opozitës dhe qytetarëve.

“Unë nuk merakosem shumë për batuat apo për shantazhet reciproke që ka Rama me Tahirin apo me të tjerët. Sot ka një gjë që është themelore, pra fati i shqiptarëve. Ata mund të kenë dhe thikat me njëri-tjetrin, por kjo sot nuk ka rëndësi. Zgjedhja e vetme është që drejtësia të bëjë punën e saj. Rama mbron Tahirin”- tha Aliebaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273