Efektivi Ardian Kodra u qëllua për vdekje nga David Qosja me dy plumba që i përshkuan trupin. 27 vjeçari, autori i vrasjes, ka dhënë deklaratën e tij pranë organit të akuzës duke thënë: ““Dyshoja se po më qëllonin nga shpati i malit, ndaj u përgjigja me armë”. Qosja rezulton të jetë person me çrregullime personaliteti, ndërsa konfirmohet se jetonte i vetëm. Nga ana tjetër Policia krehu zonën dhe verifikoi se askush nuk kishte qëlluar nga shpati i malit, ashtu siç kishte pretenduar Qosja.