Antonio Candreva vulosi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë me një gol në minutën e 73-të dhe pas përfundimit të ndeshjes dha një prononcim për “Supersport”.
Ai theksoi se “axurrët” kishin ardhur në Shqipëri vetëm për tri pikë dhe ia arritën. Në këtë moment, sipas lojtarit që ka origjinë arbëreshe, për Italinë kishte rëndësi vetëm rezultati. ““Duhet ta fitonim patjetër këtë ndeshje dhe ia arritëm. Vinim pas dy rezultateve jo të mira me Spanjën dhe Maqedoninë, ku me të drejtë jemi kritikuar për shkak të lojërave jo të mirë. Gjithsesi, sot me apo pa lojë të bukur, duhet të merrnim tri pikë në këtë takim. Shqipëria më befasoi, i uroj suksese”, – deklaroi mesfushori i Interit.