INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet avokati Maks Haxhia: Në Itali nuk ka procedim penal për Tahirin

Flet avokati Maks Haxhia: Në Itali nuk ka procedim penal për Tahirin

Publikuar më: 22:18 14-12-2017

Duke qenë se ditën e sotme u diskutua dhe u tha se dokumenti që Tahiri publikoi ku thoshte se në Itali nuk ka nisur një hetim për , ishte i falsifikuar, ka folur avokati i ish-ministrit.
Avokati Maks Haxhia ka bërë me dije se si avokat i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nuk është në dijeni të një njoftimi zyrtar që ka një procedim penal në Itali.
Në një lidhje telefonike për ‘Opinion’ Haxhia tha se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për procedimin.
“Vërtetësia e dokumentit është 100 % e vërtetë. Kur ka ardhur grupi i prokurorëve nga Itali, në atë material nuk figuron emri i Tahirit si person në proces penal. E dyta; neve personalisht nuk kemi njoftim zyrtar se ndaj zotit Tahiri ka procedim penal. Avokatët e zotit Tahiri në Itali janë kontaktuar nga ish-ministri pikërisht për të ndjekur të gjithë procedurat nëse do të kishte në vazhdimësi të ecurisë së procesit penale. Ka qenë zoti Tahiri që të sqarohet dhe të jetë person për t’u investiguar nga organet kompetente italiane”, tha ai.
Pyetjes se “A e pranon Tahiri se ka marrë nga Habilajt sende luksi, varesë me diamante?”, Haxhiaj u përgjigj kështu:
“Kjo pyetje është dhënë në detaje nga zoti Tahiri me një kundërshtim që në fillim. Ai tha; nuk i kam kontaktuar asnjëherë këta persona që flitet në këtë proces, edhe pse i kam ne lidhje fisnore në gëzime apo hidherime nuk kam qene asnjëherë në kontakt me keta persona”.

Article Logic
Execution time: 0.0015809535980225