INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Beyonce...dhe i lë të gjithë pa fjalë!

Flet Beyonce...dhe i lë të gjithë pa fjalë!

Publikuar më: 09:30 28-04-2016

Beyonce dukej se po sulmonte publikisht bashkëshortin e saj tradhëtues në albumin e ri “Lemonade”, por tashmë i ka tronditur edhe një herë të gjithë.

Pas ditësh të mbushura me spekulim publik se me kë e kishte tradhëtuar Jay Z divën e muzikës, kjo e fundit bën një kthesë totale duke shpallur përkushtimin e saj ndaj të shoqit. Shumë zhurmë për asgjë, me “Becky with the good hair” që duket se nuk i referohej asnjë personi specifik, as bukuroshes shqiptare Rita Ora, ose ndoshta thjesht Queen Bey ka vendosur që ta falë reperin e saj të preferuar për mëkatet e vogla gjatë martesës. Mbrëmjen e djeshme ajo dha koncertin e parë të turit “Formation” në Miami dhe për baladën e saj të fuqishme “Halo” bëri këtë dedikim: “bashkëshortit tim të bukur...të dua kaq shumë.” Pra, kush bën marketing më mirë se Beyonce?

Article Logic
Execution time: 0.0025291442871094