INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet dhe për operacionet plastike! Armina Mevlani bën rrëfimin e vështirë si kurrë më parë: Unë vuaj nga…[FOTO]

Flet dhe për operacionet plastike! Armina Mevlani bën rrëfimin e vështirë si kurrë më parë: Unë vuaj nga…[FOTO]

Publikuar më: 17:26 15-10-2019

Armina Mevlani është një nga blogeret dhe personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. Së fundmi, Armina i është përgjigjur pyetjeve që disa fansa i kanë bërë në Instastory. Njëri prej tyre e ka pyetur Arminën nëse vuan nga ndonjë gjë dhe ajo ka pohuar se vuan nga ankthi. Blogerja ka treguar se mundohet që ta kalojë këtë pjesë në mënyra të ndryshme, njëra prej të cilave është praktimi i yogës. “Besoj se të gjithë në një moment të caktuar vuajmë nga problemet e ankthit. Është normale të ndihesh e pasigurt sepse asgjë nuk është e sigurt në jetë. Unë vuaj nga stomaku kur kam kriza paniku dhe ankthi, por ndodh në periudha të caktuara jo shpesh. Përpiqem të shoh anën pozitive të gjërave dhe të bëj shumë yoga”, shkruan Armina.

anx.jpg

 

Një prej fansave e ka pyetur Arminën nëse ka bërë operacione dhe ajo ka thënë se thjesht e mirëmban fytyrën me vitamina. “Nëse mendoni se kam bërë ndërhyrje kirurgjikale po them se jo. As buzët edhe asgjë tjetër. E mbaj fytyrën vetëm me trajtime dhe injektoj vetëm vitamina”, u shpreh Armina.

surg.png

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021