INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Fatmir Xhafaj pas dëshmisë së dëshmitarit ‘X’

Flet Fatmir Xhafaj pas dëshmisë së dëshmitarit ‘X’

Publikuar më: 11:29 18-05-2018

Fatmir Xhafaj ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë pas publikimit të identitetit të dëshmitarit ‘X’. Në krah të ambasadores gjermane, Ministri i Brendshëm flet për sajesa dixhitale, ndërsa thotë se ka zgjedhur të bëjë detyrën dhe jo të merret me akuzat e opozitës.
Fatmir Xhafaj.
“Përsa i përket asaj që më pyetët për dëshminë e paraqitur dje nga PD, dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale, kurse atje jemi në vendin e 'sajesave dixhitale'. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për Prokurori speciale, për Polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për 'qytetarin dixhital të sajuar'. Kjo s’është çështja ime, është çështje e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj detyrën”.

Albert Veliu hodhi akuza të forta ndaj vëllait të Ministrit, në një video të publikuar një ditë më parë në selinë e Partisë Demokratike. I njohur si ‘dëshmitari x’, Veliu thotë me bindje se në audio-përgjimin e publikuar në fillim të javës është zëri i Agron Xhafajt, ndërsa hedh poshtë varianti se ka qenë ai që e ka përgjuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215