INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet gazetari që ''tronditi'' politikën maqedonase: Ja pse i nxora përgjimet

Flet gazetari që ''tronditi'' politikën maqedonase: Ja pse i nxora përgjimet

Publikuar më: 12:18 09-08-2019

Gazetari italian i cili tronditi politikën e Maqedonisë së Veriut, Laris Gajser, ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve mbi rastin “Reket” dhe korrupsionin gjigant në vendin fqinj.

Në statusin e tij të radhës në Facebook, gazetari dëshiron të tregojë se qëllimet e tij janë të sinqerta, dhe se dëshira e tij e vetme është të nxisë luftë kundër korrupsionit dhe luftë për një gjyqësor të pavarur. Ai gjithashtu kritikon qëndrimin e BE-së ndaj Maqedonisë dhe thotë se tashmë është koha që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk jam i pasur. Unë nuk kam burime të mëdha financiare që të kryej revolucione eksperimentale. Ashtu si miqtë e mi në “La Verita” e urrej marrëzinë dhe manipulimet. Besojmë në inteligjencën dhe lirinë njerëzore. Që të dy këto gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të notuar mbi sipërfaqe dhe mbizotërojnë.

Edhe pas periudhave të gjata të poshtërimit. Shpresa ime sot është që përmes raporteve të mia të inkurajoj gjyqtarët e mirë, ata që janë ende të pavarur, të lirë, besimtarët e vërtetë në rëndësinë e sundimit të ligjit, të vazhdojnë të hulumtojnë dhe ta bëjnë Maqedoninë një shembull të ndritshëm të një vendi stabil!”, shkruan mes tjerash Gajser.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434