INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Gjana pas akuzave të Selamit: S’ka incidente, por foto e Bashës në qendrat e votimit s’është normale!

Flet Gjana pas akuzave të Selamit: S’ka incidente, por foto e Bashës në qendrat e votimit s’është normale!

Publikuar më: 17:30 22-07-2017

Nuk ka vonuar reagimi i Komisionit Zgjedhor të PD nëpërmjet kryetarit të saj Jemin Gjana pas denoncimit për parregullsi nga Eduard Selami.

Ky i fundit ishte ankuar për faktin se kryetarët e seksioneve u kishin bërë presion zgjedhësve që të votonin Lulzim Bashën dhe për më tepër foto e këtij të fundit nuk ishte hequr nga qendrat e votimit. Gjana i adresoi të dyja këto problematike, duke thënë që nuk ka pasur incidente, por gjithashtu duke pranuar që nuk është normale prania e fotos së Bashës në qendrat e votimit. “Jam vënë në dijeni në orët e mëngjesit, ka pasur një problem të tillë se një pjesë e degëve të PD i kanë pasur vendvotimet në zyrat e partisë dhe për fat të keq s’është normale, kemi dhënë urdhër të largohen, nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme, ne kemi vënë vendet e votimit aty, kam dhënë porosi të hiqen fotot e kandidatëve.
me udhëzime që kemi shkruar kemi kërkuar me insistim që brenda vendvotimeve në të gjitha komisionet të pranishëm janë vetëm anëtarë që votojnë dhe komisionerë, kush ka vepruar ndryshe ka vepruar gabim. Për mungesën e emrave në lista, s’kam asnjë ankimim”, ishin disa nga fjalët e Gjanës.

Article Logic
Execution time: 0.0027759075164795