INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet gjyshi i vogëlushit të dhunuar në kopësht nga Anjeza Shabani

Flet gjyshi i vogëlushit të dhunuar në kopësht nga Anjeza Shabani

Publikuar më: 09:49 23-06-2016

Gjyshi i vogëlushit, Pashk Alia që u dhunua nga administratorja e kopshtit “Diren, Shabani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë duke thënë se familja është duke kaluar një stres të madh, pasi panë me sytë e tyre dhunën kafshërore që ushtrohej ndaj nipit të tij. Ai ka folur për 360 gradë dhe shton se është mëkat të shohësh lotët e fëmijës në atë formë. Pashk Alia thekson se familja nuk donte të bënte drejtësi vetë dhe tashmë e ka lënë gjithçka në dorë të autoriteteve.


“Ishte një dhunë kafshërore dhe nuk kam fjalë për ta përshkruar, pasi do dilja nga vetja. Sot na thirri Ministria e Arsimit dhe kemi besim për angazhimin e saj. Ajo na garantoi se në bashkëpunim me institucionin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrinë së Mirqënies Sociale do na japin kujdesin mjekësor e social të nevojshëm për djaloshim. Ne si familje jemi mësuar ta respektojmë ligjin dhe ta zbatojmë atë. Ne e duam shtetin ligjor dhe besojmë në të. Jemi mësuar ti bëjmë gjërat sipas rregullave dhe ne besuam tek ai kopsht”, u shpreh Alia.
Gjyshi i vogëlushit uron që në gjykimin e autores së dhunës të mos ketë papërgjegjshmëri apo rryshfet, që përgjegjësit ti shmangen drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168