INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Gledion Rehovica. KQZ: Fati i mandatit të 2 deputetëve caktohet të premten

Flet Gledion Rehovica. KQZ: Fati i mandatit të 2 deputetëve caktohet të premten

Publikuar më: 15:34 03-01-2018

Shtyhet për ditën e premte vendimi mbi fatin e mandatit për deputetët Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi. 

4 anëtarë të KQZ i kërkojnë Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacion shtesë mbi të dy rastet që po shqyrtohen në organin zgjedhor. Brenda datës 5 janar organi i akuzës duhet ti përcjellë KQZ gjithë dokumentacionet mbi të cilat kërkon ndërprerjen e mandatit për dy deputetët. I pranishëm në mbledhjen e KQZ ishte deputeti i LSI Gledion Rehovica, i cili lëshoi këtë zotim.
Gledion Rehovica:
“Kam qenë student për shkenca politike në Itali në atë kohë. Nuk e kujtoj me detaje këtë histori se po bën gati 20 vjet, por s’kam asgjë për të fshehur. S’kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S’kam ndërmend të fsheh asgjë”.
Ndërsa Aqif Rakipi u përfaqësua në KQZ vetëm nga avokati i tij, i cili hodhi poshtë pretendimet e organit të akuzës se deputeti Rakipi ka qenë i dënuar në vitin 1998 në Itali.
Dheodhori Sallaku:
“S’ka një akt nga organi kompetent që ngarkon ligji mendoj që ky komision s’duhet të kishte përcaktuar këtë seancë, ka qenë detyra juaj t’ja kthenit mbrapsht apo të kërkonit plotësim, nuk është argument që meqë herët e tjera keni vepruar në këtë formë të vepronit edhe këtë herë. Vendim pa certifikim i prokurorit të përgjithshëm është bërë në një situatë kur është ndërruar drejtuesi i prokurorisë. Paska pasur një autorizim nga prokurori i mëparshëm, duhet të certifikohen me domosdo nga prokurori i përgjithshëm në detyrë”.
Ndërkohë KQZ kërkoi material shtesë nga organi i akuzës edhe për rastin e kryetari të bashkisë së Pogradecit Eduart Kaprit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371