INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet gruaja që u dhunua nga burri: Më rrahu se do të filloja punë [VIDEO]

Flet gruaja që u dhunua nga burri: Më rrahu se do të filloja punë [VIDEO]

Publikuar më: 18:04 07-06-2016

Një ngjarje e rëndë e ndodhur sot në Vlorë ka qarkulluar në mediat sociale, ku Marsela Çaushaj, u dhunua barbarisht në publik nga ish-bashkëshorti i saj, në prani të fëmijëve të tyre, duke shkaktuar edhe reagime të forta të qytetarëve. Pas videos që u bë publike, menjëherë ka reaguar policia e Vlorës, duke arrestuar shtetasin Ilira Paja që rreh gruan në rrugë.

Marsela ka folur për News 24 dhe është shprehur se nuk ishtë hera e parë që ish-bashkëshorti i saj bën veprime të tilla.

 “Më kërcënoi duke më thënë “nuk do fillosh punë’, më tha “m’i jep fëmijët t’i mbaj unë”, është hera e dytë që më dhunon në publik. E kam kallëzuar dy herë në polici.

Jemi të ndarë prej 3 vitesh, ai është i alkoolizuar. Kam kërkuar 3 herë urdhër mbrojtje. Doja të gjeja një punë të rrisja fëmijët. Sot do filloja punë të mbaja një grua të moshuar”, ka thënë Marsela.

Marsela ka bërë edhe një thirrje publike për ndihmë, duke i kërkuar policisë që ta mbajë ish-bashkëshortin e saj në burg, ndryshe ai do ta vrasë.

Article Logic
Execution time: 0.003248929977417