Pak orë pas lirimit nga paraburgimi në Francë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen që ka marr prej tyre gjatë kësaj periudhe. Haradinaj u është drejtuar qytetarëve nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook duke u shprehur se në kohën sa ishte në paraburgimin, mbështetja e popullit për të ka qenë e pazëvendësueshme.
“Të nderuar qytetarë,
Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!Më këni bindur se kurr nuk është boll të punosh për vendin tënd!
Juaji Ramush Haradinaj”-shkruan ish-kryeministri i Kosovës.