I ati i motoristit të një prej anijeve të zhdukura në det është shprehur shumë i shqetësuar për fatin e të birit e kolegëve të tij. Ai ka thënë se anija Çelepia, ku ndodhet dhe i biri Luan Mema ka dalë për peshkim prej 5 ditësh dhe ata nuk kanë patur kontakte me ta.
Ai kërkon që shteti të marrë masa dhe të gjejë anijet.
Ndërsa kapiteneria ka raportuar se nga e marta pasdite ka humbur kontaktet me 2 anijet e peshkimit.
Në anijen Çelepia mësohet të kenë qenë tre persona, motorist, Luan Mema, kapiten, Dhimitër Malia me marinar Muhamed Salam, shtetas egjiptian.
Mësohet se anija tjetër Qamili është identifikuar nga roja bregdetare dhe është lokalizuar në grykëderdhjen e Bunës e ekuipazhi i përbërë nga tre persona është në gjendje të mirë shëndetësore. Kurse anija Çelepia nuk është identifikuar ende.