INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet i shokuar vëllai i shqiptarit që u gjet me kokë të prerë në Greqi

Flet i shokuar vëllai i shqiptarit që u gjet me kokë të prerë në Greqi

Publikuar më: 09:22 11-05-2016

Vëllai i Bledar Tërpollarit, që u gjet i masakruar e pa kokë në një kasolle barinjsh në Greqi ka folur në gjëndje shoku në lidhje me mënyrën makabre të vrasjes.
Vëllai i 25 vjeçarit ka thënë për mediat greke se nuk ka dëgjuar kurrë në jetën e tij për një krim të tillë.
Ai zbardh dhe arsyet se përse i vëllai ka qënë në burg në Shqipëri. Arsyeja sipas tij ishte vjedhja e një kali.
Për vrasjen e Tërpollarit policia greke mbrëmjen e së martës ka arrestuar dhe pronarin ku ai punonte dhe të birin. Arrestimi i tyre është kryer, pasi gjatë kontrollit në kasollen ku jetonte pronari dhe bariu shqiptar u gjetën dy kallashnikovë, dy pistoleta dhe municione të tjera.
Në autopsinë e B. Tërpollarit është analizuar se ai fillimisht është qëlluar me armë zjarri tip shotgan e më pas i është prerë koka.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707