INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet i tronditur babi i gruas që ngacmoi seksualisht gjyqtari Çobo…

Flet i tronditur babi i gruas që ngacmoi seksualisht gjyqtari Çobo…

Publikuar më: 09:46 01-07-2016

Babai i gruas I. T, që denoncoi gjyqtarin, Shyqyri Çobo për ngacmim seksual është shumë i tronditur nga ngjarja. Ai pas dy ditësh nga denoncimi i së bijës ka folur. Ai thotë se vajza nuk u kishte treguar për ngacmimet, por theskon se e kishte vënë re që ajo kishte qenë e shqetësuar.
I ati i gruas ndjehet dy herë i ngarkuar emocionalisht, pasi me familjen Çobo ishin dhe në rradhë krushqie.

“Vajzën e shihnim të shqetësuar kur vinte në shtëpi, pasi kishte mbaruar seanca gjyqësore. Disa herë e kisha pyetur, por ajo nuk më shpjegonte përse rrinte e mërzitur. Duke e ditur se ne jemi krushqinj me gjyqtarin, nuk na vinte mendja që ai do t’i kryente këto veprime. Nuk na shkonte kurrë në mendje se ai do të ishte aq i lig sa të ngacmonte vajzën tonë” , tha Y. T. për Panorama.

33 - vjeçaria e denoncoi gjyqtarin për ngacmim seksual dhe me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi pezullimin e tij nga detyra. Ai kishte nisur kontaktet me 33 –vjeçaren në kohën kur ajo i ishte drejtuar gjykatës për divorcin.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273