INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet kapiteni Agolli, dhamë zemrën në fushë

Flet kapiteni Agolli, dhamë zemrën në fushë

Publikuar më: 13:46 06-09-2016

Kapiteni i kuqezinjve pas largimit të Lorik Canës, Ansi Agolli shprehet për TVSH-në se ekipi dha zemrën në fushë në këto 20 minuta, ndonëse pranon që ndeshja duhej mbyllur që në pjesën e parë mbrëmë.

“Fillim ishte i vështirë sidomos nga ana psikologjike. Hera e parë që provojmë, ndodhi nuk është në dorë të askujt. Mendoj se kemi bërë më të mirën, duhej ta kishim mbyllur që në pjesën e parë. Futbolli kështu është, ndodhi ajo që ndodhi, ne dhamë zemrën se vetëm ashtu mund ta fitonim këtë ndeshje”, shprehet Agolli.

Sipas tij “Janë dy gjera të ndryshme pasi para ndeshjes jepen detyrat dhe karikimi është maksimal ndërsa kjo e sotme është shumë e ndryshme, vinim nga një ndeshje e djeshme, më e vështirë, ia arritëm qëllimin, shënuam dhe ishte objektivi, të merrnim te pikët”.

“Goli nuk është skemë, aty zakonisht krosoj unë. Por ne në atë moment Memushaj ishte me efikas, pasi me të djathtën është më e rrezikshme. Shiriti më takoi mua pas Lorikut dhe tani është më e lehtë. Mendoj se bëmë mjaft mirë me qarkullimin e topit, nuk rrezikuam shumë, kundërshtarët pothuajse nuk bënë asnjë gjuajtje në portë. Por ashtu siç erdhën gjërat mund të kishim bërë pak më shumë, ky është futbolli. Tani mund ti themi të gjitha pasi morëm çfarë deshëm”.

Article Logic
Execution time: 0.0020251274108887