Pa praninë e kamerave dhe mediave, kryeministri Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me pedagogët e Fakultetit të Gjeologji Minierave në kryeqytet dhe një grup studentësh. Menjëherë pas përfundimit të takimit, kryeministri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se pati dialog dhe falënderon studentët e pedagogët për mikpritjen.
Ndër të tjera, Rama shkruan se ka mësuar gjëra të reja nga studentët e pedagogët dhe ata e kuptuan ku e ka hallin ai vetë.
“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut, me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun) ?Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë?Nesër vazhdojmë?”, shkruan Rama.