INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mamaja e Klaudias sqaron pse e bija e quajti Albin “vëllai i madh” dhe tregon kur mori lajmin për divorcin [FOTO]

Mamaja e Klaudias sqaron pse e bija e quajti Albin “vëllai i madh” dhe tregon kur mori lajmin për divorcin [FOTO]

Publikuar më: 14:10 30-09-2017

Deklarata e fundit e Klaudia Pepës teksa quajti  ish bashkëshortin e saj Albi Nako, “vëllai i madh”, ngjalli shumë debate në rrjetet sociale.

Pas kësaj, balerinës dhe familjarëve të saj iu është dashur të përballen me një lumë sulmesh dhe ofendimesh nga komentues të ndryshëm. Mamaja e Klaudias, Lume Pepa,  është munduar t’iu kthejë përgjigje komentuesve edhe  duke i sqaruar, ndërkohë e ka shpjeguar këtë edhe në intervistën për gazeta shqiptare.

 “Fjala “vëlla” e shprehur në shkallën më të lartë për një marrëdhënie të mirë, për mua nuk përben aspak alarm. E quaj kështu sepse u alarmuan disa komentues, të cilët do doja të ishin më të butë, sepse fjala “vëlla” nuk ishte vrastare sa po e bëjnë, përkundrazi  Klaudia u shpreh e çiltër, e pastër, ashtu siç e njeh ai të cilit iu drejtua. Klaudia ka dashur të përmbledhë me atë fjalë që ne jemi bashkë në një marrëdhënie dhe unë do ta kem si vëllain e madh, tek i cili mbështetet më i vogli për mendime dhe bashkëpunime në vazhdimësi dhe jo vëlla siç e morën ata të cilët u irrituan.”

Ndërkohë Lume Pepa tregon edhe momentin kur ka marrë lajmin për divorcin.

 “Unë e mora vesh atëherë kur u bë publike. Albi vinte tek ne dhe ndërkohë bisedonte me Klaudian gjatë kohës që rrinte te ne. (Ata flasin çdo ditë bashkë dhe nëse Klaudia do ishte një përfituese apo mosmirënjohëse siç kam lexuar të thonë, si mendojnë ata që e kanë cilësuar të tillë, Albi do ta donte akoma?). Vendimin e kanë marrë të dy dhe arsyeja u përket atyre”, shprehet ajo duke thënë se e respekton këtë vendim që ish çifti ka marrë.

Ndërsa nuk harron që në fund të shtojë: “E jam e bindur që të gjithë ata shqiptarë që u treguan të nxituar duke i pickuar Klaudias krenarinë, do t’i kërkojnë falje në ditët në vazhdim”.

17862488_1361856090519919_3282132088830513762_n.jpg

 

10996355_921657341191469_7011224815691666830_n.jpg

 

albii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664