INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Flet mes lotësh shqiptarja që u përdhunua në Itali nga romët [VIDEO]

Publikuar më: 08:39 17-05-2016

Shqiptarja B. Kosturi që u përdhunua disa ditë më parë nga disa romë në Itali ka dalë në shesh për të luftuar kundër dhunës ndaj grave. Ajo ka marrë pjesë në një protestë në Romë, për ti thënë stop abuzimit me gratë.
Vajza morri fjalën, por nuk ndalte lotët teksa fliste për ngjarjen.
“Unë i them që nuk më vjen turp për atë që më ndodhi, sepse nuk kam asnjë faj për atë çka ndodhi, tha ajo, duke shtuar se një historie e ngjashme i ka ndoshur një mikes së saj.”
Shqiptarja kujon se mikesha e saj kur ishin të vogla ishte më e fortë se ajo dhe e mbronte gjithmonë. Vajza vijon rrëfimin dhe shton se mikesha e saj nuk është në protest,  sepse është viktimë e një qenie që nuk mund të quhet njeri, por as kafshë se as kafshët nuk sillen kështu.
Ajo dëshmon dhe një rast tjetër.
“Kam lexuar historinë e një zonje, që e ndjeva afër. Ajo u rrëmbye në mes të rrugës si unë, e mbyllën në një barakë gjithë natën, si unë, por s’pati të njëjtin fat sepse sot është e vdekur. Për këto zonja duhet të reagojmë, mos të heshtim dhe mos të na vijë turp për asgjë” – tha Kosturi.
Në protest morri pjesë dhe i ati i vajzës, i cili tha se ishte mrekulli që e bija kishte shpëtuar pasi ishte përdhunuar brutalisht dhe ishte mbajtur e burgosur gjithë natën.

Article Logic
Execution time: 0.0037891864776611