INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet mikja e gjyqtares së vrarë, ajo e parandjente

Flet mikja e gjyqtares së vrarë, ajo e parandjente

Publikuar më: 14:38 31-08-2017

Gjyqtarja Hafizi e ka parandjerë vrasjen.
“Ndihem e kërcënuar, ai mund të më vrasë”. Këto janë fjalët që gjyqtarja Fildes Hafizi (Kasemi) i kishte thënë një koleges së saj. Siç raporton News 24, gjyqtarja ia kishe shprehur këtë shqetësim gjatë një udhëtimi nga Tiranë për në Shkodër.
Ndërkohë sot ajo është ekzekutuar me dy plumba në kokë brenda makinës nga ish bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi.
Gjyqtarja, raportohet se përveç dy fëmijëve, kujdesej edhe për dy prindërit e saj, të cilët janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Autori i krimit u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0032751560211182