INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet ministri grek i Mbrojtjes:

Flet ministri grek i Mbrojtjes: "Nuk kemi frikë nga Shqipëria"

Publikuar më: 13:09 24-11-2016

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos flet pas intervistës së kryeministrit Rama, dhënë për median greke. "Nuk kemi frikë nga Shqipëria, ushtria jonë është e fuqishme"-deklaroi Kammenos. Greqia nuk është qetësuar ende pas intervistës që kryeministri Rama dha dy ditë më parë për televizionin grek ERT. Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos deklaroi se “Forcat ushtarake të Greqisë janë të fuqishme, e se nuk kanë frikë nga Shqipëria”. Këtë deklaratë Ministri grek e bëri gjatë një takimi të organizuar me Forcat e Armatosura në Selanik. Kammenos deklaroi se, Greqia nuk u trembet deklaratave të fqinjëve.

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166