INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet nëna e 27 vjeçares së vrarë: E dinim për lidhjen me 65 vjeçarin, por nuk e aprovuam [VIDEO]

Flet nëna e 27 vjeçares së vrarë: E dinim për lidhjen me 65 vjeçarin, por nuk e aprovuam [VIDEO]

Publikuar më: 19:47 15-08-2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku Jonida Çanaku 27 vjeç është gjetur e vdekur në një banesë në Golem, dhe dyshohet se është vrarë nga i dashuri i saj, 65 vjeçari Sokrat Shani, i cili u gjet i vetëvrarë në Krutje të Lushnjes pak orë më pas. Mirëpo disa orë pas zbulimit të këtij krimi, ka folur dhe nëna e vajzës 27 vjeçare.

Ajo ka folur për kamerat e “TV Klan” duke thënë se ishte ishte në dijeni të lidhjes së vajzës me 65-vjeçarin.

 “Ishim në dijeni të lidhjes së vajzës që prej tri vjetësh”, thotë ajo. “Asnjëherë nuk e kemi aprovuar dhe jemi grindur shpesh për këtë”, vijon ajo.

Nëna thotë se dyshon se shkak për vrasjen e së bijës mund të kenë qenë grindjet e vazhdueshme për vazhdimin e lidhjes mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0050928592681885