INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet nëna e marinarit të anijes së rrëmbyer nga egjiptiani

Flet nëna e marinarit të anijes së rrëmbyer nga egjiptiani

Publikuar më: 09:08 24-06-2016

Prej më shumë se tre ditësh nuk dihet fati i marinarëve shqiptarë të anijes së rrëmbyer nga punonjësi tjetër shtetas egjiptian. Nëna e Luan Memës, 36-vjeçarit të nxjerrë në foto me pranga në duar  dhe i ati i tij shprehen se kanë kaluar një natë në shok pas fotografisë ku djali i tyre shfaqej i prangosur në anijen ku punonte si motorist. Në një intervistë për GSH, nëna e Luanit thotë se nuk po vë gjumë në sy.
Ajo thekson se djali i lidhur me zinxhirë është i pafajshëm dhe punonte për një copë bukë. Fotoja shton nëna e ka lënë pa gjumë e po e tret. Luani punonte prej dy vjetësh në anije. Ai ka një djalë 4 vjeç dhe me të është shumë i lidhur. Nëna e Luanit i bën thirrje shtetit ti sjellë djalin në shtëpi, sepse si prindër nuk dinë dhe s’kanë më çfarë të bëjnë. Ajo shprehet e frikësuar se mos të birin mund ta vrasin.
Anija e peshkimit Çelepia 2 që është marrë peng është nisur për peshkim një javë më parë dhe aktualisht po mbahet peng nga marinari egjiptian Adel Mohamed Salam në afërsi të Aleksandrisë së Egjiptit.  
Denoncimi për humbjen e anijes është bërë nga vetë pronari Murat Çelepia, që ka deklaruar se ka humbur kontaktet me anijen që prej mesnatës së 21 qershorit. Anija është nisur nga porti i Durrësit më 18 qershor me kapiten Dhimitër Malja, me marinarin Luan Mema dhe marinarin egjiptian Adel Mohamed Selam, që ka pranuar se i ka marrë peng.
Komunikimi i fundit i egjiptianit ka qënë me djalin e pronarit të anijes, Florian Çelepija, i cili ka thënë se fillimisht Salam i ka kërkuar 100 mijë euro, por më pas ka pretenduar se e ka shitur anijen.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322