INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet nënë e berberit të dyshuar si bashkëpunëtor me ISIS

Flet nënë e berberit të dyshuar si bashkëpunëtor me ISIS

Publikuar më: 15:11 07-11-2016

Dy ditë, pasi policia arrestoi, berberin Ergys Faslia, mjekun Bekim Protopapa, Xhezair Fishtin dhe Medat Hasanin, të akuzuar për terrorizëm, nëna e berberit mohon që i biri të ketë lidhje me ISIS.

"Djali im nuk ka lidhje me ISIS, nuk kemi bukë, jo më të sponsorizojmë terorristët," tha nëna e të riut Ergys Faslia, Jetmira. Ergysi dhe 3 të tjerët dyshohet se rekrutojnë ushtarë dhe mbështesnin financiarisht për organizatën terroriste ISIS.

Nëna e Ergys Faslisë sqaroi se i biri u arrestua në shtëpi, teksa ishte duke fjetur dhe sipas saj, policia kontrolloi banesën dhe nuk gjeti asnjë provë.
Jetmira Faslia u bën apel autoriteteve të vendosin drejtësinë në vend, pasi thekson se djali i saj është i pafajshëm. Sipas nënës, Ergys Faslia nuk dispononte as pasaportë për të lëvizur jashtë vendit, si pasojë e kushteve të vështira ekonomike.

Të arrestuarit janë sjellë në Tiranë, ku gjykata e Krimeve të rënda vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg. Gjatë operacionit në Shkodër u shoqëruan edhe 20 të tjerë, nga të cilët 5 të huaj nga Kosova dhe Maqedonia dhe 15 shqiptarë, por që pas marrjes në pyetje u liruan nga policia. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa të arrestuarit ishin nën mbikëqyrje nga policia prej disa javësh.

Article Logic
Execution time: 0.0041599273681641