INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet nga spitali zjarrfikësi i Rafinerisë së Ballshit

Flet nga spitali zjarrfikësi i Rafinerisë së Ballshit

Publikuar më: 09:10 11-11-2016

Zjarrfikësi i uzinës Ballsh, që ndodhet i plagosur në spital, Gramoz Fejzo rrëfen në lidhej me shpërthimin. Ai thotë se ai ndodhi në momentin që po ndërroheshin turnet, moment në të cilin ishin të pranishëm 6 persona.
“Shpërtheu bombola e hidrogjenitn në momentin që po ndërrohej turni. Në momentin që ndodhi shpërthimi ishin 6 veta, unë isha i pari që iu dhashë ndihmë, ” thotë Fejzo.
Zjarrfikësi nga tymi ka marrë asfiksi dhe ndodhet në spital.
Sipas zjarrfikësit menjëherë pas ngjarjes të lënduarit janë dërguar në spitalin e Fierit ku sipas drejtoreshës së spitalit, Brunilda Cami 4 prej të plagosurve janë dërguar në repartin e diegieve në Tiranë dhe një prej tyre zjarrfikës ka marrë mjekimin dhe është larguar nga spitali. Ndërsa një tjetër i plagosur është dërguar në spitalin e Ballshit pasi ka marrë plagë më të lehta.
Mësohet se gjendja e 4 të plagosurve të cilët ndodhen në Spitalin e diegieve në Tiranë raportohet të jetë e rëndë, por 2 prej tyre janë në gjendje edhe më kritike.
Madje edhe familjarët të cilët ndodhen në spital, nuk kanë informacion të detajuar për gjendjen e të plagosurve.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428