INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet për herë të parë autori i masakrës në Shkodër, tregon pse qëlloi mbi të gjithë

Flet për herë të parë autori i masakrës në Shkodër, tregon pse qëlloi mbi të gjithë

Publikuar më: 17:43 04-10-2016

Pas një sherri të nisur në një lojë pokeri, Miklovan Parubi ka kryer një masakër të vërtetë ku me gjakftohtësi ka vrarë dy persona dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mirëpo i ftohtë është treguar edhe kur është marrë në pyetje nga policia, pasi nuk ka shfaqur shenja pendese për këtë krim të rëndë.

“Po, unë kam qëlluar. Pas sherrit, kam hyrë në lokal me automatik, kërkova t’i veçoja ato që kam dashur të qëlloj, por ata nuk u ndanë dhe qëllova mbi të gjithë. Më vjen keq vetëm për tre të plagosurit se me ata nuk kam pasur punë. Ma bënë për borxh, ka kohë që ma kishin bërë për borxh dhe mbrëmë nuk durova më”, mësohet të ketë thënë ai në polici pas arrestimit bën me dije Top Channel.

Duke njohur çrregullimet e tij emocionale, policia ka krijuar bindjen se i arrestuari i ka kryer të gjitha veprimet ashtu siç i deklaron.

Miklovan Parubi u prangos nga policia vetëm 14 orë pasi kishte kryer vrasjen e dyfishtë.

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666