INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet për herë të parë djali “rebel” i Pirro Çakos dhe Inva Mulës: Në Shqipëri ndihem i gjykuar, raportet me prindërit janë... [FOTO]

Flet për herë të parë djali “rebel” i Pirro Çakos dhe Inva Mulës: Në Shqipëri ndihem i gjykuar, raportet me prindërit janë... [FOTO]

Publikuar më: 20:53 13-01-2018

Ai rrjedh nga një familje artistësh dhe sigurisht që artin e ka në gen. Antoni Çako quhet djali i ish-çifitit Inva Mula dhe Pirro Çako, por së shpejti ai do të ketë emrin artistik Tchako, sepse do ta njohim si producent i muzikës elektronike. Këtë e ka bërë të ditur vetë djaloshi në emsionin “Jo vetëm modë” ku zbuloi se ka nënshkruar një kontratë me një prej kompanive më të rëndësishme diskografike në Francë, dhe po punon për albumin e tij të parë.

toni.jpg

I pyetur si është e mundur që ka zgjedhur një rrymë kaq ndryshe nga babai i tij, Pirro Çako, apo ajo që këndon e ëma, Inva Mula.
“Unë jam fansi më i madh i babit tim. Albumet e tij i kam dëgjuar mbi 2,000 herë. E them shumë subjektivisht, jo sepse jam i biri, por sepse e mendoj, se është kompozitori më i mirë i muzikës shqiptare. Ndihem shumë me fat. Fati tjetër i madh i imi është se jam po ashtu djali i sopranos më të vlerësuar shqiptare.”, tha Antoni. 

22-vjeçari flet edhe për look-un e tij ekstravagant që jo pak herë është komentuar në media e rrjete sociale. Ashtu sikurse historia e tij e dashurisë me 17-vjeçaren Mari.
“Jemi bashkë, kemi një vit, e duam njëri-tjetrin shumë. Por me fol për martesë apo gjëra të tilla, nuk ka sens. Mund të kemi 20 vjet bashkë dhe mund të mos martohemi. Maria jeton në veri të Francës, jo në Paris. Por kishim një shok të përbashkët, ndaj Mari vinte shpesh në Paris dhe kështu u njohëm dhe u lidhëm”, tha ai.

Sa për tatuazhet dhe vëthët, Antoni shpjegoi se është rritur në Londër, ndaj nuk i bëjnë fort përshtypje. Megjithatë, pranoi se në Shqipëri ndihet i gjykuar nga njerëzit që e shikojnë.
“Mos i thoni mamit”, tha Antoni, “Por synoj ta mbush gjithë trupin me tatuazhe.”

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488