Këngëtarja shqiptare Dua Lipa elektrizoi Prishtinën mbrëmë me performancën e saj. Por edhe Dua e ka shijuar në maksimum këtë koncert sa nuk ka hezituar që të ndajë këtë eksperiencë me fansat e saj në Instagram.
Ajo ka shpërndarë disa foto të shkrepura nga festivali dhe ka përshkruar momentet e paharruara gjatë kësaj nate. “Prishtina ime sa shumë të du. Natë e paharrueshme. Shumë ka ndryshuar këtu që kur isha 2 vite më parë. Krenare që pata mundësinë të performojë këtu” është përshkrimi që ia ka bashkangjitur imazheve.
Dua e veshur kuq e zi gjatë konceriti ka folur disa herë në shqip dhe ka bërë simbolin e shqiponjës.