INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet për herë të parë nëna e Çiljetës për ‘Dridhe’: Qyqja Geto… [FOTO]

Flet për herë të parë nëna e Çiljetës për ‘Dridhe’: Qyqja Geto… [FOTO]

Publikuar më: 13:19 11-03-2018

Kënga “Dridhe”: Ohh sa kam b****n e mire ka qenë HIT në kohën e vetë, por si e përjetuan familjarët e Çiljetës? Flet per here te pare nëna e saj.

Në vitet 2000 këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte këngëtarja më e diskutuar në botën e showbiz-it shqiptar. Fama e saj arriti kulmin ne atë kohë dhe vërtet Çili ishte emri me i kërkuar dhe i lakuar në vend. Por gjithë ky sukses dhe kjo qendër vëmendjeje ku të gjithë flisnin për të, si e ka përjetuar familja e këngëtares? Në një intervistë për “Jo vetëm modë” nëna e Çiljetës, Majlinda ka treguar ato momente.

“Shumë gjëra që i shkruanin gazetat atëherë nuk ekzistonin fare. Fakti që e përshkruanin Çiljetën si vajzë me trup të rregullt apo me gjoks të madh na ka bërë të mbajmë goxha llafe në kurriz kot. Megjithatë më vonë u mësuam me këtë gjë dhe e dinim që vajza jonë ishte shumë e rregullt nga të gjitha anët. Unë di që Çiljetën e kam vajzë me këmbë në tokë, kështu ka qenë gjithmonë”, u shpreh Majlinda.

Nese kthehemi 12 vite më parë, Çiljeta u shndërrua ne një fenomen me kengen “Dridhe”, ku vlen të thuhet se teksti i asaj këngë ka qenë vërtet provokues, por edhe për këtë këngë e ëma e Çilit ka treguar sesi e kanë pritur.

“Me Getoarin faktikisht na kanë marrë në telefon dhe ne marrim rrugën për Kosovë dhe shkojmë në studion e Getit edhe dëgjuam këngën: Qyqja Geto i thashë, kemi ardh nga Tirana në Prishtinë për të dëgjuar këto fjalë? Jo i thash, nuk do ta lejoj Çiljetën të këndojë.

Por ai mu kthye: Pse të mos e bëjë? Është diçka e bukur, do bëjë bujë. Më pas vendosëm dhe e bëmë. Pasi doli kënga dhe u këndua tek “Kënga Magjike” e ndaluan dhe thanë se nuk ishte për atë koncert”, përfundoi ajo./intv.al/

majlinda_cilit.png

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592