INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet për herë të parë Xhaka: Ja çfarë më ndodhi me Panuçin

Flet për herë të parë Xhaka: Ja çfarë më ndodhi me Panuçin

Publikuar më: 11:26 31-08-2017

aulant Xhaka e ka pranuar gabimin e tij dhe pas diskutimit me trajnerin e ri Kristian Panuçi, ai do të rikthehet të jetë pjesë e skuadrës përfaqësuese. Mesfushori i Bazelit ka thyer heshtjen pas shumë kohësh qetësie duke treguar ekskluzivisht për Top Channel një mesazh sqarues.

“Kohët e fundit janë shkruar shumë gjëra të pavërteta dhe të fryra në media. Unë asnjëherë nuk kam thënë se do të largohem nga Kombëtarja. Kam qenë dhe do të jem përgjithmonë një Kuqezi me zemër”, thotë Xhaka.

Sa i përket ngjarjes së fundit, futbollisti i përfaqësueses shqiptare e konsideron një keqkuptim që tashmë ka kaluar.

“Dua t’i uroj trajnerit të ri Kristian Panuçi suksese në këto dy ndeshje të radhës. Do ta ndjek si gjithmonë që nga sekonda e parë ndeshjen e përfaqësueses sonë. Vërtetë nuk do të mundem të jem në këto dy ndeshje, por me shpirt dhe me zemër mbetem gjithmonë brenda kësaj kombëtareje. Pres me padurim që t’i rikthehem skuadrës”, vijon ai.

Rikthimin e paqes mes Xhakës dhe Panuçit e ka bërë të ditur vetë trajneri në konferencën për shtyp në fillim të këtij grumbullimi, i cili publikisht ka deklaruar se kjo është një çështje e kaluar dhe se Taulant Xhaka është një lojtar i planeve të tij për ndeshjet e ardhshme./TCh/

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049