INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet për IN TV profesori Artan Fuga, krim ajo që po ndodh me maturantë!

Flet për IN TV profesori Artan Fuga, krim ajo që po ndodh me maturantë!

Publikuar më: 10:13 15-09-2016

Profesori Artan Fuga ka folur për In Tv në lidhje me kaosin, që u prodhua këtë vit në lidhje me pranimet në universitete. Ai duke u nisur dhe nga një eksperiencë e gjatë në universitetet shqiptare dhe ato franceze thekson se ajo që po ndodh me maturantë në vendin tonë nuk ndodh askund. Sipas tij strukturat arsimore kanë bërë këtë ndryshime për të patur nën kontroll shoqërinë. Profesor Fuga madje e quan e krim këtë që po ndodh. Ai mbase duke iu referuar universiteteve në botë ka e një sugjerim, që dyert e shkollave të larta duhen të jenë të hapura për të gjithë.  
Ky është opinoni i profesor Fugës.

Gjithësesi situata vijon e rënduar dhe ata maturantë që dolën në protesta për momentin i kanë pushuar ato pasi askush nuk i dëgjoi. In Tv ka mësuar se ata do të presin deri në datën 20 shtator, ku përfundon dhe faza e parë e regjistrimit me shpresën se do të mbetën disa vende bosh dhe ata mund të marrin ndonjë degë. Në të kundërt do ti rifillojnë protestat. Ndërsa Ministria e Arsimit vijon të besojë se maturantë më të mirë kanë fituar, ndërsa të tjetër kanë shumë shanse të futen në fazën e dytë.

Po sa vende bosh do mbeten s’dihet me siguri, pasi regjistrimet vijojnë, kështu që dhe shanset e mëdha vihen në diskutim.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885