INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet publikisht Babalja: Si më mbajtën peng 3 orë, audiopërgjimi është i vërtetë, i qendroj deri në vdekje! [FOTO]

Flet publikisht Babalja: Si më mbajtën peng 3 orë, audiopërgjimi është i vërtetë, i qendroj deri në vdekje! [FOTO]

Publikuar më: 20:31 15-10-2018

Albert Veliu ka folur me vendosmëri teksa ka theksuar se i qëndron më bindje deklaratës së tij se zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt.

Në një intervistë për “Open”, pyetjes së Eni Vasilit: “Ju vazhdoni t’i qëndroni versionit tuaj se zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt?”, Babalja i është përgjigjur kështu:

“Gjer në vdekje. Nuk e di, nuk dua të zë emra në gojë, por gjer në vdekje ato zëra që janë rregjistruar janë gjer ne vdekje dhe nuk më bën dot pas njeri sikur të mendoje si të dojë dhe të japë edhe njëherë gastro nuk trembem nga burgu. Trembem me një fjale mos më ngacmojnë familjen mos bëjnë ndonjë presion në familje se po më bëjnë shantazh të siguroj djalin hajde poshtë”, deklaroi Babalja.

Gjatë intervistës Albert Veliu ka rrëfyer edhe për një rast në Kukës, ku ka qenë duke drekuar me miqtë e tij dhe thotë që ka pasur kërcënime kur është arrestuar në këtë qytet.

“Kam patur kërcënime kur më arrestuan në Kukës. Isha nisur për të bërë shpenzimet e mia diku.

Në datën 18 do veja të haja një drekë do ikja ku të doja se jam shtetas i lirë. Nuk isha në kërkim, isha një dëshmimtar. Më kanë dalë 6 maska.

Isha në një restorant në Kukës më kanë ardhur në kokë, pa uniformë policie. Targat angleze, gjermane, asnje targë shqiptare. Makina si të grabitura.

Më kanë mbajtur 3 orë peng në Laç, në një rrugicë. Sa ka dalë tablua ime në parlament doli ajo thënia ime se mos kish dalëajo unë isha i vrarë. Më pas më çuan te Prokuroria e Krimeve të rënda ku më morën kampionet e zërit.” u shpreh Veliu.

bab.png

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436