INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet publikisht Xhisiela Maloku: Nuk jam përdhunuar kurrë, denoncova nga xhelozia [FOTO]

Flet publikisht Xhisiela Maloku: Nuk jam përdhunuar kurrë, denoncova nga xhelozia [FOTO]

Publikuar më: 20:17 01-10-2018

Rasti i Xhisiela Malokut ka qenë kryetema e ditëve të fundit në vendin tonë, një ngjarje kjo që trazoi jo vetëm politikën shqiptare, por edhe opinionin publik.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme për “Opinion” Xhisiela Maloku ka thënë se nuk e kanë kërcënuar asnjëherë, dhe se e ka denoncuar nga xhelozia Rexhep Rrajën, pasi kishte mësuar se ai kishte ikur me pushime me të dashurën e re.

Ajo deklaroi se “s’më ka kërcënuar herë djali i deputetit. Deklaratën në polici se më ka dhunuar, unë nuk e kam firmosur, nuk kam thënë se janë fis kriminelësh, e ka shtuar polici Emiljano. Sa herë ikte me pushime unë e denoncoja në komisariate”.

Ajo tha se “me të afërmit të djalit të deputetit ka pasur marrëdhënie familjare”. Xhisiela Maloku deklaroi se marrëdhënien me Rexhep Rrajën e ka pasur të komplikuar dhe një pjesë e mesazheve që në polici janë deklaruar si kërcënime kanë qenë me humor.

“Në asnjë moment nuk e kam thënë që janë fis kriminelash, atë e ka thënë Emiljano. Tërheqjen e kallëzimit e kam firmosur, të dytin e bëra në SHKB, sepse atë natë jemi sqaruar. Sapo e ka tërhequr ai ka ikur përsëri në Sarandë me pushime”, thotë Xhisiela.

Pse ju talleshit me Policinë?

Po këtë kam bërë… nuk e kam bërë…

A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?

Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vi direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.

“Me të afërmit e tij kam pasur gjithmonë kontakte me ta, me Rexhepin nuk e mbaj mend nëse kam pasur kontakte me të, (pas ndarjes). E kam bërë çdo gjë nga xhelozia.. sa më tha që ai ka ikur më të dashurën me pushime. Edhe tani po të mësoj që është me tij”.

A jeni ndare prej dy vitesh ju?

Po, por kështu e kemi lidhjen ne…

dner.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040020942687988