Nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit Rama për protestën e mbajtur sot nga opozita përballë zyrës së tij.
Duke i konsideruar “gënjeshtër” fjalët e kryeopozitarit Basha dhe liderit historik të PD, Berisha, mbi pjesëmarrjen e 600 mijë personave në protest, ai i është drejtuar elektoratit demokrat. Në një thirrje që të bashkohen për zgjedhjet e 18 qershorit, Rama është shprehur se “pamja gjysëm e zbrazët e bulevardit sot” e ka trishtuar edhe atë, dhe jo vetëm demokratët. Ja statusi i tij i plotë: