INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Saimir Tahiri: Nuk kam dhënë dorëheqjen!

Flet Saimir Tahiri: Nuk kam dhënë dorëheqjen!

Publikuar më: 17:05 11-03-2017

Zërat rreth dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm bëhen më të shpeshtë nga ora në orë, por tashmë është ai vetë që ka zgjedhur të flasë.

Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ai ka shkruar një mesazh të shkurtër dhe të paqartë.

Për saktësim, as më ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, më të fortë do jemi, sot e gjithmonë, bashkë”, janë fjalët e Tahirit.

Pavarësisht se shprehet që nuk ka dhënë dorëheqjen, statusi i tij është i paqartë pasi bie në sy nga fjalët e tij fakti që nuk e ka bërë diçka të tillë “deri tani”. Në këtë mënyrë lë të hapur mundësitë për çdo hipotezë. Megjithatë, media të ndryshme shprehen nëpërmjet burimeve të tyre se ky lajm është i konfirmuar. Gjithçka pritet është deklarata zyrtare e Tahirit dhe qeverisë, nëse do të vijnë.

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498