INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet sërisht ish Presidenti Rexhep Mejdani për qeverisjen, Metën, Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Flet sërisht ish Presidenti Rexhep Mejdani për qeverisjen, Metën, Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Publikuar më: 09:29 05-08-2016

Rexhep Meidani ka folur me detaje për situatën politike në vend dhe për rolin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.
Meidani e sheh me vend një rifreskim të qeverisë, pa patur një shkëputje PS-LSI. Ish Presidenti Mejdani vlerëson dhe rolin që luajti kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, në arritjen e konsensusit të plotë për miratimin e Reformës në Drejtësi, në mënyrë të veçantë për të mos lejuar kapjen e mëtejshme politike të gjyqësorit.
“Duhet vlerësuar shumë këmbëngulja e kryetarit të Kuvendit, Z.Meta, për konsensus në realizimin e Reformës në Drejtësi. Pavarësisht që atij iu krijuan jo pak vështirësi e pengesa, iu montuan marifete monstruoze dhe akuza të rrezikshme, ai qëndroi dhe rezistoi duke shpalosur një frymë e dinamikë të veçantë në procesin politik. Madje, ai u bë dhe kampioni i dialogut, bashkëveprimit dhe kompromisit politik! Ishte ndërhyrja e tij e fuqishme dhe e papritur, që në thelb, duhet lexuar si një ‘’perlë politike’’ e tranzicionit të gjatë shqiptar. Ishte kjo lojë politike që imponoi dhe u konkretizua me konsensusin historik parlamentar”, thotë Meidani.
Në një intervistë për Panoramën ai thotë se roli i ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin ka qenë i tepruar.
“Ata janë sa të rëndësishëm, por aq dhe të tepruar. Në fakt, një trysni të tillë, me nota jo diplomatike, nuk e kemi ndeshur as gjatë krizës së piramidave (pra dhe ndihmës së dhënë nga misioni Alba, në përputhje me rezolutën nr.1101 të Këshillit të Sigurimit), as gjatë hartimit dhe miratimit parlamentar apo atij me referendum popullor të Kushtetutës së Shqipërisë”, ka shtuar Mejdani.
Ndërsa për mundësitë e krijimit të një qeverie të re dhe rolin e përfolur të propozuar për kryeministër, ai jep një zgjidhje sipas opinionit personal.
“Ajo që mbetet në këtë vitin e fundit është që të rindërtohet të paktën qeveria, bazuar në vlerësimin transparent e publik, por dhe integritetin e moralin e anëtarëve të kabinetit, përfshirë dhe drejtues të rëndësishëm të administratës shtetërore. Këtë pyetje e ka sqaruar më së miri vetë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta (për propozimin për kryeministër). Propozimi i tij për qeveri teknike ishte disa ditë para arritjes së konsensusit për miratimin e paketës kushtetuese të lidhur me Reformën në Drejtësi; madje një propozim i  tillë tepër energjik dhe në kohën e duhur luati rolin e tij për arritjen e konsensusit..Sot, kjo situatë është e kapërcyer me mjaft sukses, pikërisht në sajë të angazhimit të tij të drejtpërdrejtë duke shmangur blerjen apo rekrutimin e disa deputetëve”, sqaron ish Presidenti Mejdani.

Article Logic
Execution time: 0.0022120475769043