INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Studenti: Nuk ka nevojë për dialog e për negociata, kush takohet me Ramën është... [VIDEO]

Flet Studenti: Nuk ka nevojë për dialog e për negociata, kush takohet me Ramën është... [VIDEO]

Publikuar më: 12:38 18-12-2018

Në ditën e 14 të protestës, një pjesë e studentëve ndodhen poshtë Kryeministrisë. Një një video të siguruar nga INTV, një student i Fakultetit të Shkencave Sociale ka sqaruar sot, se gjatë takimit të djeshëm të zhvilluar me pedagogë dhe dekanin, kanë marrë vendimin se nuk ka nevojë për dialog e as për negociata me Kryeministrin. Ai shton se gjithkush tjetër që merr pjesë në dialog me Kryeministrin është militant partie.

Fjala e plotë:

"Unë vi nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe dje kemi diskutuar në një takimin me pedagogët, studentët dhe me dekanin. Ishim të gjithë atje dhe së bashku vendosëm që nuk ka nevojë për dialog e as për negociata. Pra në qoftë se merrni vesh se Fakulteti i Shkencave Sociale po bën dialog me kryeministrin ose me dikë që është përfaqësuesi i qeverisë, atëherë ai është thjesht një mashtrim, pasi ne unanimisht kemi vendosur dje që nuk ka as dialog as negociata. Pra, gjithkush tjetër që mund të jetë në atë dialog me kryeministrin, mund të jetë një freshist ose një militant partie tjetër. Prandaj studentët e vërtetë që ishin mbledhur dje atje, kanë thënë që nuk ka as dialog as negociata, pra ky është vendimi i fakultetit të shkencave sociale."

 

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818