Ilir Daja ka folur pas humbjes kundër Partizanit të Beogradit. Trajneri i Skënderbeut deklaroi: “Kemi qenë më sulmues, nuk kemi reaguar pas pësimit të golit. Edhe para pësimit të golit, pjesën më të madhe të territorit e kishim ne. Duhet të kishim përfituar në të 1/3-tën e fushës. Kemi pasur mundësitë tona. Megjithatë ky është futbolli. Nuk duhet të bënim këtë paraqitje, megjithatë pjesë e lojës janë edhe gabimet. Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, por në dy momentet që po kontrollonim lojën u goditëm.
Edhe kundërshtari nuk na goditi, prandaj them që ndeshja mund të shkonte drejt barazimit. Kundërshtari nuk kishte raste si rrjedhojë e një loje logjike. Besoj se nuk duhet ta kishim fituar me agresivitetin e treguar në majën e sulmit, por nuk duhet ta kishim humbur ndeshjen.
Nëse do të kemi mundësi të luajmë me pasin para, duhet të fitojmë mundësi për të fituar territor. Në pjesën e parë, mund të kishim luajtur me pasin aktiv. Kemi kthyer disa herë topin prapa që s’duhej. Në ndeshjet e Europës duhet të punosh për të mos ia lënë topin kundërshtarit.
Kemi hedhur në fushë Gavazajn i cili erdhi nga dëmtimi. Në ndeshjen e sotme e kishte të pamundur të jepte më shumë. Më mungojnë lojtarët anësorë, ndaj u detyrova të bëja këtë zgjedhje.
Kur vjen për të luajtur një ndeshje futbolli dhe kur shikon gjithë këtë polici, sigurisht nuk është ambient i pranueshëm për futbollin. Nuk ka pse të jenë në numër kaq të shumtë. “, përfundoi për mikrofonin e Supersport Ilir Daja.