INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet transgjinorja Linda Rei: Si reagoi djali i biznesmenit kur zbuloi që kam qenë mashkull më parë [FOTO]

Flet transgjinorja Linda Rei: Si reagoi djali i biznesmenit kur zbuloi që kam qenë mashkull më parë [FOTO]

Publikuar më: 17:07 17-08-2017

Ja si reagoi djali i biznesmenit kur zbuloi se Linda Rei ka qenë mashkull më parë...

I ka propozuar si në filma në hotelin e tij në Zvicër, nuk do t’ia dijë për të shkuarën e saj dhe i dhuron lule e netë romantike. Ky është djali i ëndrrave që çdo vajzë do e dëshironte në jetën e saj, me të cilin rastësia ka takuar Linda Rein. Ajo po jeton një histori të bukur dashurie prej tre muajsh, me djalin e një prej biznesmenëve të njohur nga Kosova e me reputacion në Zvicër. Vizita e saj e fundit në Tiranë si e ftuar në spektaklin e “Miss Universe Albania” ishte çift me partnerin simpatik, ndërkohë që ekskluzivisht për revistën “Story” rrëfen edhe për projektin televiziv që do ta vendosë në sprovë dashurinë e tyre, pasi për disa muaj asaj do t’i duhet të provojë lidhjen në distancë. Bashkë me rrëfimin e Lindës po botojmë edhe fotot e para të çiftit të shkrepura së fundmi në Lugano të Zvicrës.

Ka ndodhur diçka e bukur në jetën tënde këto kohë. Ç’mund të na rrëfesh?

Po, kam tre muaj në lidhje me një djalë që jeton në Lugano të Zvicrës. Është djalë i vetëm, 28 vjeç nga Kosova. Bashkë me të atin kanë një nga hotelet më luksose në Lugano.

Si ndodhi që u takuat, ishte fama jote që e intrigoi apo pamja që ti ke?

Kur u njohëm s’dinte kush isha, sepse ai nuk ndjek televizione shqiptare. Për herë të parë u pamë tek hoteli i tij. Unë isha me një shoqe duke pirë kafe. Ditën e tretë të qëndrimit tim atje erdhi, bëri gjasme sikur ishte kamarier, që po na merrte porosinë. Ishte gjest shumë simpatik nga ana e tij.

Çfarë të bëri përshtypje në sjelljen e tij, dhe si vazhdoi historia më tej?

Mënyra që zgjodhi për t’u afruar e për të më njohur më pëlqeu shumë. Unë i kam qejf këto veprime, si në filma… Pastaj me të vërtetë që për tre javë isha e bindur që ishte kamarieri, por…

Është i pashëm për shijet e tua?

Shumë, shumë. Bën palestër, po nuk është i fryrë apo i egzagjeruar.

Çfarë të mbush me gëzim kur mendon që rastësia të ka takuar me një djalë si ai, të bukur, të pasur dhe që të pranon siç je? Si e përshkruan dashurinë me të?

Fakti që më njohu pa ditur që në Shqipëri dhe në Kosovë jam bërë një personazh publik. Për më tepër, kur pas herës së parë që dolëm për darkë, kur më mori në shtëpi unë i dërgova linkun me intervistën time të parë që bëra në “Top Show”, pasi doja të kuptonte kush isha unë dhe të kaluarën time. Prisja një reagim pak negativ, por ndoshta nga fakti që ka lindur në Zvicër, nuk i bëri përshtypje.

Pse, si reagoi? Më konkretisht çfarë të tha kur mësoi historinë e jetës tënde?

Ai më tha se po njeh Lindën sot, dhe sikur të kisha qenë unë kriminele ose çdo gjë tjetër më pare, ajo është e shkuar, dhe se nuk ka shumë rëndësi për të.

Pak më sipër tregove se u njohe në hotelin e babait të tij. Po i ati si u soll me ty?

I ati në fillim ishte pak i ftohtë ndaj meje, edhe për faktin se është shumë i njohur në Lugano, edhe në Kosovë. Por normalisht si duhet të jetë, tha që është jeta e djalit, dhe po të jetë i lumtur i biri është çdo gjë ok për të.

Si po e përjeton këtë histori?

S’e di, por më duket sikur po jetoj jetën e dikujt tjetër… Nuk e imagjinoja që me të vërtetë do të kisha këto momente në jetën time.

Mendon se ke rënë kokë e këmbë në dashuri, është mirë apo keq kjo ndjenjë për ty?

Hmmm… Nuk e di a është mirë apo keq ende… Të them që jam e dashuruar 100% nuk e them dot, thjesht po shijoj këtë histori, këto momente dhe vepra që kam dëshiruar me kohë (qesh). Sidomos këto trëndafilat në këtë kuti, çdo herë që i shihja në Instagram mendoja se a do i kisha edhe unë një ditë. Dita erdhi, po ndoshta nuk është e duhura, pasi unë kam shumë ëndrra dhe projekte të tjera që dashuria mund të m’i shkatërrojë.

Deri tani gjithçka shkon vaj apo keni përjetuar kontradiktat e para?

Po. Për shembull ai nuk është fare dakord që firmosa kontratën për një emision ku do të jem pjesë nga gushti në dhjetor, pasi ai jeton në Lugano, ndërsa unë do të jem në Shqipëri e Kosovë. Gjithsesi, di të them që unë dy herë kam lënë jetën time dhe ëndrrat e mia për dashurinë, dhe këtë gabim s’do e bëj më as për dashuri, e as për pasuri.

Mendon se do e kaloni me sukses sprovën e lidhjes në distancë?

S’besoj që do e ndjej shumë distancën se një orë larg jemi me avion, dhe çdo fundjavë do të jemi bashkë. Ai administron pronat për babain dhe punon nga e hëna deri të enjten, kështu që nga e premtja deri të dielën do të jemi bashkë. Shpresoj të mos bëhet xheloz, se është shumë gjaknxehtë. (qesh)Portalet së fundi kanë shkruar lajme rreth faktit që ti ke bllokuar komentet në rrjetet sociale.

Ka lidhje kjo me xhelozinë e të dashurit?

Po, e vërtetë që po fshij fotot provokuese që kisha në Instagram. Ai më thotë se deri sa isha single ok, ishte për punë, është për show postimi i fotove të tilla. “I ke bërë këto gjëra, por tani s’ka më!” më thotë ai. Kam fshirë më shumë se 60 foto në Instagram, dhe kjo është dhe arsye pse komentet janë të mbyllura.

Mund të quhet kjo marrëdhënie serioze, i ke vënë në dijeni familjarët e tu?

Po, për lidhjen kam njoftuar edhe tim atë zyrtarisht.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043