INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fletët në doganë, votat në kuti. Ky skandal ka ndodhur në…

Fletët në doganë, votat në kuti. Ky skandal ka ndodhur në…

Publikuar më: 14:52 13-07-2019

Më 30 qershor fletët e votimit në orën 08:00 nuk kishin shkuar në qendrat e votimit në Vaun e Dejës por votat kishin nisur të hidheshin në kuti. Këtë e denoncoi sot Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. “Ky i treti është një skandal i ri, për të cilin kemi në dorë disa dokumente që e provojne atë. Dokumenti i doganës tregon se fletet e votimit kane qene ne dogane ne oren 7.58 te se dieles, ndërsa votimet kanë nisur në orën 7.00. Duke qenë se materialet zgjedhore u dogjën, KQZ vendosi në 28 qershor nxjerrjen jashtë përdorimit të të gjitha fletët e votimit, rreth 40 mijë të tilla, të gjitha materialet e tjera zgjedhore, përfshirë lista, vula etj. Në orën 07:00 të 30 qershorit, u deklarua se edhe me angazhimin personal të deputetit Tom Doshi, person në listën e zezë të SHBA gjithçka ishte në rregull, fletet kishin ardhur, materialet zgjedhore gjithashtu dhe kishte nisur procesi i votimit në të gjitha QV e Bashkisë së Vaut të Dejës”, tha ai, duke thënë se e gjitha kjo është një gënjeshtër. “Është mashtrim publik me pasoja të rënda i KQZ. Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se Fletët e Votimit në orën 07.58 min të datës 30 Qershor kanë qenë ende në Doganën e Hanit të Hotit. Ky është dokumenti që provon se në orën 8 të mëngjesit të datës 30 Qershor fletët e votimit ishin ende në Doganë”, tha Bardhi.

Sipas Sekretarit të Pergjithshëm PD "me angazhimin personal të anëtarëve të KQZ-së, është lejuar kryerja e votimit në Bashkinë e Vaut të Dejes me fletë votimi të fallsifikuara dhe që nuk i dihet origjina e tyre".

flet_ne_dogane_votat_ne_kuti.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0028848648071289