INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flirtoni shumë? Ja se çfarë duhet të kemi parasysh që të jemi të suksesshëm për t'i bërë të tjerët për vete...

Flirtoni shumë? Ja se çfarë duhet të kemi parasysh që të jemi të suksesshëm për t'i bërë të tjerët për vete...

Publikuar më: 06:35 24-05-2018

Kujdes me gjuhën e trupit
Trupi ju flet më shumë se gjithçka tjetër! Kur t’i flisni një të panjohuri/e mbajeni kokën lart, shpatullat drejt dhe zemrën e hapur. Fiziku juaj tregon se naturalisht jeni gati për flirtime seksuale dhe për të kaluar bukur. Kujtoni që Dashuria është ligji kryesor i universit, të cilën çdokush nga ne e dëshiron, e kërkon, e ëndërron. Shumë prej sjelljeve tona janë thjesht pasqyrim i asaj që kemi dhe ndjejmë brenda vetes, prandaj pasioni për të bukurën dhe për të këndshmen vështirë se fshihet.

Sfidoni frikën nga refuzimi
Sfidat të japin më shumë adrenalinë gjatë veprimit! Nëse vera përfundon dhe nuk e arritët atë që ju pëlqeu, përsëri keni çfarë të kujtoni. Flirtimi nuk njeh moshë, seks apo duhet bërë në vende të caktuara. Thjesht lërini prangat e gjykimit këtë verë të kyçura diku dhe shijoni veten, natyrën, diellin njerëzit. Të flirtosh nuk është “mëkat” gjithmonë në aspektin sensual pa lënduar dikë.

Përse flirtojmë?
1. Të arrijmë të gjejmë partnerin ideal për marrëdhënie seksuale
2. Të lëvizim më tej nëse jemi në fillesat e marrëdhënies
3. Të eksplorojmë potencialin e një marrëdhënie romantike
4. Të inkurajojmë dikë të bëj atë që në dëshirojmë
5. Të rrisim vetëvlerësimin
6. Për kënaqësi

Listën mund ta zgjasni sipas dëshirës sepse çdokush ka dëshirat dhe sekretet e veta, ndër të cilat loja e hakmarrjes duhet lënë jashtë, edhe pse ndonjëherë funksionon.

Lëreni këtë verë pasionin e lirë duke ndjekur instinktin, i cili asnjëherë nuk ju çon në drejtimin apo njeriun e gabuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038068294525146