INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flisni shpesh me veten? Kemi një lajm të mirë për ju

Flisni shpesh me veten? Kemi një lajm të mirë për ju

Publikuar më: 11:01 04-07-2017

Të folurit me veten nuk tregon vetëm çmenduri, por është edhe një shenjë se jeni gjeni.

Disa nga njerëzit më inteligjentë në botë kanë folur me veten. Albert Ajnshtajn, për shembull, fliste me veten e tij duke ja përsëritur vetes fjalitë me një ton të qetë.
Pas një studimi të kryer tek disa njerëz, psikologët Daniel Swigley dhe Gary Lupyan dolën në përfundimin se të folurit me veten i bën mirë shëndetit mendor. Ata e mbështesin tezën e tyre në 3 arsye të forta:

Të folurit me veten bën që truri të funksionojë më mirë

Gjatë një eksperimenti, Swigley dhe Lupya iu dhanë 20 personave emrin e një objekti (si bukë apo mollë), të cilët duhet ta gjenin në supermarket. Gjatë pjesës së parë të provës, pjesëmarrësit duhet të ishin të heshtur. Në pjesën e dytë, ata duhet të përsërisnin emrin e objektit me zë të lartë ndërkohë që po kërkonin për të në dyqan.

Psikologët zbuluan se objekti u gjet më lehtë kur njerëzit filluan të flisnin me veten ndërkohë që po kërkonin. Sipas studiuesve, kur emrat e gjërave thuhen me zë të lartë, nxitet memoria. Por, kjo gjë funksionon vetëm nëse jeni familjarë me objektin, pra e njihni atë.

Të folurit me veten ndihmon në organizimin e mendimeve

Kur flisni me veten ju arrini të organizoni më mirë mendimet e shumta që ju kalojnë në tru. Të dëgjuarit e zërit qetëson nervat. Në këtë mënyrë ju bëheni trapist i vetes.

Sipas psikologes Linda Sapadin, të folurit me veten ju ndihmon të saktësoni vendimet e rëndësishme dhe të vështira, dhe të qartësoni mendimet. Të gjithë e dimë se mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin është kur e themi atë me zë. Meqë është problemi juaj, pse mos t’ju thuash vetes me zë të lartë?

Të folurit me zë të lartë ju ndihmon të arrini qëllimet që i keni vënë vetes

Kur ju i përsërisni me vete qëllimet që i keni vetes, arritja e tyre bëhet më e lehtë. Nëse flisni me veten gjatë gjithë procesit, çdo hap do t’ju duket më pak i vështirë dhe më konciz.

Të folurit me zë të lartë tregon se jeni më të sigurt në vetvete. Ashtu si Albert Ajnshtajn, njerëzit që flasin me veten janë më të aftë dhe kanë besim tek vetja.

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484