Loredana është një nga reperet më të famshme në tregun shqiptar e zvicerian. Së fundmi, ajo lajmëroi se do të publikonte në orën 23:59 të ditës së djeshme këngën e saj të re. Kënga quhet “Angst” që në gjuhën shqipe do të thotë “Frikë”. Në postimin ku Loredana lajmëron këngën e re, kanë komentuar shumë persona, fansa dhe kolegë të saj. Në mesin e tyre është edhe komenti i Zunës, me të cilin thuhet se Loredana është në një marrëdhënie. Dyshja janë kapur shumë herë mat në publik bashkë. “Shumë njerëz nuk do të jenë në gjendje të flenë më”, ka shkruar Zuna në komente, duke mbështetur publikisht partneren.