INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Flokët “zbulojnë” sëmundjet. Zbardhja para kohe ose ngjyra gri lidhen me zemrën [VIDEO]

Publikuar më: 14:56 10-04-2017

Flokët që marrin ngjyrë gri mund të jenë shenjë e sëmundjeve të zemrës. Kjo sipas shkencëtarëve të Universitetit të Kajros të cilët analizuan mbi 500 njerëz. Shkencëtarët gjetën se zbardhja e flokëve mund të tregojë rritjen e dëmeve në arterie. Ata gjetën se riparimi i reduktuar i ADN-së, inflamacioni, ndryshimet hormonale dhe ndalja e rritjes së qelizave mund të jenë përgjegjës për sëmundjet e zemrës dhe flokëve që humbin shkëlqimin e tyre. Këto rezultate mund të ndihmojnë për të identifikuar pacientët të cilët janë në rrezik të sëmundjeve të zemrës thjesht duke i pare ata. Shkencëtarët nga Universiteti i Kajros studiuan 545 burra. Burrat ishin të ndarë në nëngrupe në varësi të shëndetit të arterieve të tyre dhe ngjyrës së tyre të flokëve. Autori i studimit pohoi se sëmundjet e arterieve dhe flokëve të thinjur ndodhin nëpërmjet rrugëve të ngjashme biologjike dhe se, incidenca rritet me moshën. Studiuesit thonë se gjetjet sugjerojnë se,” pavarësisht nga mosha kronologjike, flokët e thinjur tregojnë moshën biologjike dhe mund të jenë një shenjë paralajmëruese e rritje të rrezikut kardiovaskular."

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934