Florjan Binaj është një nga aktorët më të dashur të “Portokalli”-së i cili prej 15 vitesh ngjitet në skenën e shfaqjes së humorit. Ai është shumë i preferuar për publikun dhe rolet e tij të pafundme janë pëlqyer gjithmonë, por mbrëmjen e kaluar u bë protagonist me Aurela Hoxhën në “Shiko kush luan”.
Në një zgjedhje mes sfidave ose pyetjeve, Flori preferoi këto të fundit dhe u pyet nga Aurela se nëse nuk do të ishte njohur me gruan e tij Sadinën në Lice, me kë nga vajzat e ekranit do kishte krijuar një lidhje.
Aktori i talentuar i “Portokalli” e nisi përgjigjen e pyetjes me diplomaci duke thënë se të gjithë vajzat shqiptare janë të bukura, por në fund nuk i ka shpëtuar pa dhënë një emër konkret.
“Nëse nuk do kisha njohur Sadinën në Lice, do isha lidhur me Bora Zemanin” – është shprehur në fund Flori.